Njoftim

Sot me date 30/3/2017 Asambleja e Pergjitheshme e ENTSO-E miratoi vendimin per antaresimin e OST sh.a. ne ENTSO-E.
OST sh.a. behet keshtu pjese e organizates evropiane te operatoreve të transmetimt te energjise elektrike me 43 antare nga 36 vende te Evropes perfshire OST sh.a. dhe Shqiperine. Antaresimi i OST sh.a. ne ENTSO-E ka qene nje nga objektivat kryesore te shoqerise qe prej vitit 2013. Vendimi i sotem finalizon perpjekjet disavjecare dhe vjen si rezultat i plotesimit të të gjithe kritereve nga OST sh.a. nepermjet bashkepunimit teknik me grupet e punes te ENTSO-E, kryerjes se investimeve strategjike ne rrjetin e transmetimit dhe plotesimit te kritereve sipas Direktives se KE per Paketen e Trete Legjislative te Energjise.
Antaresimi i OST sh.a. ne ENTSO-E perben nje hap te rendesishem ne procesin e integrimit dhe dergon nje sinjal te qarte per institucionet financiare dhe investitoret per permbushjen e standarteve evropiane nga OST sh.a.. OST sh.a. i bashkohet keshtu perpjekjeve dhe angazhimeve perballe projekteve sfiduese te krijimit te tregut të brendshem të energjise dhe integrimit ne tregun evropian, rritjes se sigurise se furnizimit, rritjes se perfitimit per konsumatoret dhe permbushjes se agendes evropiane ne lidhje me ambjentin dhe klimen