Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike përfaqëson bashkësinë e linjave elektrike, nënstacioneve dhe instalimeve të tjera (mjeteve kompensuese, etj), me tension nga 110 kV deri në 400 kV, që shërbejnë për transmetimin e energjise elektrike dhe interkoneksionin ndërkombëtar.

Gjatësitë e linjave të sistemit të transmetimit, sipas nivelit të tensionit janë si më poshtë:

  • Linjat e transmetimit 400 kV – 245.5 km
  • Linjat e transmetimit 220 kV – 1102.8 km
  • Linjat e transmetimit 150 kV – 34.4 km
  • Linjat e transmetimit 110 kV – 1202.2 km

Në përbërje të linjave të mësipërme përfshihen dhe linjat e interkoneksionit me vendet fqinje si më poshte:

  • Linja e interkoneksionit 220 kV Fierzë (Shqipëri) – Prizren (Kosovë)
  • Linja e interkoneksionit 220 kV Koplik (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi)
  • Linja e interkoneksionit 400 kV Zemblak (Shqipëri) – Kardia (Greqi)
  • Linja e interkoneksionit 400 kV Tiranë (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi)

Gjithashtu një linjë me tension 150 kV funsionon midis Shqiperisë dhe Greqisë

Sistemi shqiptar i transmetimit të energjisë elektrike është i interkonektuar mirë me sistemin evendeve fqinje dhe ka kapacitet të mjaftueshem për të realizuar shkëmbimet e nevojshme dhe tranzitimet e kërkuara në çdo kohë.

OST ka në administrim 14 në nstacione transformuese 400/220 kV; 400/110 kV dhe 220/110/TM kV me fuqi të përgjithshme 3756 MVA.

No tabs Found

Në përfundim të procesit të certifikimit në fushën e menaxhimit mjedisor, Operatori i Sistemit të Transmetimit është pajisur me Certifikatë me nr AQC/ A/ 35592018, datë 05.12.2018 për Sistemin e Menaxhimit Mjedisor sipas standarteve ISO 14001:2015.
Pjesa thelbësore e Sistemit të Menaxhimit Mjedisor, është manuali i SMM, në përbërje të të cilit janë Politikat Mjedisore.

MANUALI MJEDISOR ISO 14001
Politika Mjedisore
Certifika Mjedisore ISO 14001.2015

Operatori i Sistemit të Transmetimit, në përputhje me direktivat e Komunitetit Europian dhe Standartet Ndërkombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë mjedisore, ka hartuar strategjinë orientuese për këtë qëllim:
Manuali Sistemit te Menaxhimit Mjedisor I

Mbi bazën e kësaj Strategjie Mjedisore OST sh.a. ka zhvilluar databazën mjedisore me qëllim marrjen e masave për të minimizuar impaktin mjedisor në aktivitetin e saj.
Informacion i Pergjithshem Mjedisor i perditesuar:

Database Mjedisore 2017