PERSHKRIMI I SISTEMIT TE TRANSMETIMIT

Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike përfaqëson bashkësinë e linjave elektrike, nënstacioneve dhe instalimeve të tjera (mjeteve kompensuese, etj), me tension nga 110 kV deri në 400 kV, që shërbejnë për transmetimin e energjise elektrike dhe interkoneksionin ndërkombëtar.

Gjatësitë e linjave të sistemit të transmetimit, sipas nivelit të tensionit janë si më poshtë:

Linjat e transmetimit 400 kV

245.5 km
Linjat e transmetimit 220 kV

1102.8 km
Linjat e transmetimit 150 kV

34.4 km
Linjat e transmetimit 110 kV
1202.2 km
 

Në përbërje të linjave të mësipërme përfshihen dhe linjat e interkoneksionit me vendet fqinje si më poshte:

Linja e interkoneksionit 220 kV Fierzë (Shqipëri) – Prizren (Kosovë)

Linja e interkoneksionit 220 kV Koplik (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi)

Linja e interkoneksionit 400 kV Zemblak (Shqipëri) – Kardia (Greqi)

Linja e interkoneksionit 400 kV Tiranë (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi)

Gjithashtu një linjë me tension 150 kV funsionon midis Shqiperisë dhe Greqisë

Sistemi shqiptar i transmetimit të energjisë elektrike është i interkonektuar mirë me sistemin evendeve fqinje dhe ka kapacitet të mjaftueshem për të realizuar shkëmbimet e nevojshme dhe tranzitimet e kërkuara në çdo kohë.

OST ka në administrim 14 në nstacione transformuese 400/220 kV; 400/110 kV dhe 220/110/TM kV me fuqi të përgjithshme 3756 MVA.