Ndërtimi i Linjës së Interkoneksionit 400 Kv Tirana 2 – Kosova B

Financimi i projektit bëhet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës KfW .Linja 400 kV do të ketë një gjatësi prej 242 km (162.5 km linjë e re dhe 80.5 km plotësim i qarkut të dytë në pjesën e parë të linjës së përfunduar Tiranë ë Podgoricë), 155.5 km në territorin e Shqiperisë.Projekti ka hyrë në fazën e impementimit dhe pritet të jetë në operim të plotë brenda vitit 2016.

Fuqizimi i rrjetit te Transmetimit 110 kV te Jugut te Shqiperise

Projekti financohet nga nje kredi e qeverise gjermane, nepermjet bankes KfW dhe perfshin ndertimin e:
  1. linjes dyfishe 110 kV Vlore – Sarande, rreth 105 km e gjate
  2. linjes 110 kV Erseke – Permet ,rreth 55 km e gjate
  3. Rikonstruksionin e linjes 110 kV Korce – Erseke, 36 km e gjate
  4. Rikonstruksionin e linjes 110 kV Permet – Kelcyre – Memaliaj- Ballsh -Fier.
  5. qarkun e dyte te linjes 110 kV Zemblak – Korce
  6. fuqizimin e nenstacionit 400/110 kV Zemblak, 150 MVA
Projekti, eshte ne fazen e implementimit dhe pritet te jete ne operim te plote ne fund te vitit 2015. Sic shihet projekti ka nje shtrirje mjaft te gjere duke perfshir pjesen perendimore dhe ate lindore te jugut te Shqiperise. Ndertimi i linjes 110 kV Babice – Sarande, mbyll ne unaze nje pjese te rendesishme te rrjetit elektrik 110 kV, duke plotesuar kriterin e sigurise statike N-1. Kalimi i linjes ne zonen e bregut te Jonit krijon mundesine e ndertimit te N/st 110/20 kV ne kete zone, per te permirsuar infrastrukturen elektrike, si nje domosdoshmeri per zhvillimin e turizmit. Fuqizimi i N/st 400/110 kV Zemblak dhe zgjerimi i rrjetit 110 kV ne zonen juglindore, gjithashtu do te mbylle ne unaze nje pjese te rrjetit ekzistues 110 kV. Ne keto kushte krijohet mundesia e furnizimit te zones Jugore, nepermjet fluksit te fuqise qe futet nga N/st 400/110 kV i Zemblakut. Per pasoje do te reduktohet fluksi i fuqise qe vjen nga linjat e largeta te rrjetit 220 kV, duke balancuar me mire dhe vet unazen 220 kV te Jugut, qe perben nje problem per sigurine e furnizimit te nje zone te gjere. Kalimi i linjes 110 kv ne luginen e Vjoses do te krijoje mundesine e lidhjes ne rrjetin transmetues te nje pjese te centraleve qe do te ndertohen ne rrjedhjen e ketij lumi.Projekti ne teresi eshte i justifikur nga eleminimi i energjise se mosfurnizuar dhe nga perfitimi i madh qe sjell ne reduktimin e humbjeve te energjise elektrike.
Se shpejti