Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Ballkanin Perëndimor 6

 

Më datë 27 Prill 2016, në vijim të detyrave të lëna nga Deklarata e përbashkët e Kryeministrave të Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Konferencën e Vienës, pjesë e Procesit të Berlinit, në ambientet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vienë të Austrisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Ballkanin Perëndimor 6, mbi Zhvillimin e Tregut Rajonal të Energjisë Elektrike dhe krijimi i strukturës për bashkëpunimin e mëtejshëm në të ardhmen.Ky memorandum u nënshkrua nga Përfaqësues të Nivelit të Lartë të Ministrive, Autoriteteve Rregullatore Kombëtare, Operatorëve të Sistemit të Transmetimit dhe Bursave të Shkëmbimit të Energjisë të Vendeve të Ballkanit Perëndimor 6 (Shqipëri, Bonje-Hercegovinë, Kosovë, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbi).

Për më tepër lexoni të plotë:

  

pdf-4 MEMORANDUM MIREKUPTIMI