KËSHILLI MBIKËQYRËS

Organet drejtuese të OST SH.A. janë

1)    Këshilli Mbikqyrës
2)    Administratori

Këshilli mbikqyrës përbëhet nga 6 (gjashtë) anëtarë të cilët emërohen nga Asambleja e Përgjithshme.

Anëtarët:

1. Z.  Pajtim Bello               Kryetar
2. Z.  Ervin Mete                 Anëtar
3. Z.  Enkelejd Musabelliu    Anëtar
4. Z.  Nikolla Lera               Anëtar
5. Z.  Artur Lama                Anëtar
6. Z.  Arben Dhima             Anëtar

Kompetencat e Këshillit Mbikqyrës :

Këshilli Mbikqyrës emëron Administratorin e shoqërisë.

Këshilli mbikqyrës në cilësinë e organit mbikqyrës, kqyr vënien në zbatim të Politikave tregtare të shoqërisë dhe përputhjen e tyre me ligjin dhe statutin. Ai ka në kompetencë:

 

të kontrollojë e të mbikëqyrë zbatimin e politikave tregtare të shoqërisë nga administratori;
të përgatisë, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme, marrjen e masave, që janë në kompetencë të kësaj të fundit, t’i rekomandojë asaj vendime të nevojshme për t’u marrë, si dhe të zbatojë vendimet e asamblesë;
të thërrasë mbledhjen e asamblesë së përgjithshme, sa herë vlerësohet e nevojshme për interesat e shoqërisë;
të kujdeset që shoqëria të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit;
të shqyrtojë e të kontrollojë librat kontabël, dokumentet dhe aktivet e shoqërisë;
të sigurojë se pasqyrat financiare vjetore, raportet e ecurisë së veprimtarisë, si dhe detyrimet e tjera të raportimit e publikimit, të detyrueshme në bazë të ligjit apo statutit, të kryhen me saktësi nga administratori. Këto dokumente duhet të miratohen e të nënshkruhen nga të gjithë e anëtarët e Këshillit Mbikqyres për t’iu paraqitur Asamblesë së Përgjithshme, së bashku me një raport të Këshillit Mbikqyres për miratim dhe një përshkrim për mbikëqyrjen e menaxhimit gjatë të gjithë vitit financiar;
të sigurojë se auditimi i librave dhe i regjistrimeve kontabël të kryhet të paktën një herë në vit nga një ekspert kontabël i autorizuar, i pavarur e raporti i auditimit, drejtuar asamblesë së përgjithshme, t’u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikqyres dhe administratorit. Raporti i Këshillit Mbikqyres, përmendur në shkronjën “f” të kësaj pike, duhet të përmbajë edhe mendimin për raportin e auditimit;
te miratoje Programin vjetor dhe ndryshimet e tij, si dhe veprimtarine afatshkurter, afatmesme dhe afatgjate te Shoqerise te paraqitur nga Administratori;
të aprovojë hapjen e veprimtarive ose e njësive të reja (degë, përfaqësi etj brenda dhe jashtë territorit të Shqiperisë) sipas legjislacionit në fuqi;
të përcaktojë shpërblimin e administratorit;
të miratojë krijimin e shoqërive të reja dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda kufijve të ligjit sipas përcaktimeve të nenit 5 pika 5.1 të keëtij Statuti.