INFORMACION

 Shkëmbimi i të dhënave në formë elektronike në Tregun Europian të Energjisë kërkon një skemë identifikimi standarte të përbashkët efektive. Të gjithë pjesëmarrësit e tregut(Tregtarët,Prodhuesit,Konsumatorët e kualifikuar etj) kanë mundësinë të veprojnë në fusha të ndryshme të tregut. Operatorët e sistemit duhet të shkëmbejne informacione ndërmjet tyre si dhe me pjesëmarrësit e tregut. Gjithashtu,ka edhe shumë objekte të cilat kërkojnë identifikim që shkëmbimi i informacionit të realizohet me sukses(tieline-t,objektet burim etj).Me qëllim që gjithë këto shkëmbime të realizohen në mënyrë të sigurtë atëhere një skemë identifikimi është patjetër e nevojshme.ENTSO-E (Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Elektricitetitin ) është ajo që përcakton këtë skemë kodimi unike dhe gjithashtu organizatat administrative për të menaxhuar dhe mirëmbajtur këtë sistem identifikimi.ENTSO-E iu ka caktuar zyrave LIO ( zyrat lokale të gjenerimit të kodeve ) detyrën e alokimit dhe administrimit të kodeve EIC .Në Shqipëri,OST menaxhon zyren LIO ,pra alokon dhe menaxhon të gjitha kodet EIC shqipëtare.ENTSO-E i ka vendosur zyrës lokale të gjenerimit të kodeve Kodin Zyratar “54”.Pra të gjitha kodet EIC të menaxhuara nga OST fillojnë me dy karakteret “54”.