Inaugurohet Qendra Moderne Dispeçer e
Operatorit të Sistemit të Transmetimit

   

Sot, më 25 Maj 2016, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të Qendrës Kombëtare Dispeçer dhe Sistemit të Ri të kontrollit SCADA/EMS, si një nga projektet më të rëndësishme të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë
Z.Damian Gjiknuri, Administratori i OST z.Ëngjëll Zeqo, si dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo.
Kryeministri Rama i cili morri fjalën gjatë kësaj ceremonie tha se ky është një investim mjaft me vlerë dhe njëkohësisht strategjik për transmetimin e energjisë elektrike.Ndërsa Ministri Gjiknuri theksoi se ky investim bëri të mundur që Shqipëria të pranohet në familjen europiane, si anëtarë me të drejta të plota. “Deri dje nuk ishim për shkak të mungesës së këtij investimi, por kjo do të hapë rrugën edhe për reformat e thella që po ndërmarrim përsa i përket tregut elektroenergjetik. Kjo mundëson krijimin e bursës elektroenergjetike, ku OST-ja do të jetë pjesë ashtu siç shteti shqiptar, por dhe partnerë të tjerë privatë. Do të bëjnë të mundur që edhe energjinë elektrike ta tregtojë si një mall shumë të rëndësishëm, ashtu siç e tregtojnë edhe vendet e tjera në një bursë”, u shpreh Ministri Gjiknuri.
Ky projekt është financuar përmes një kredie nga qeveria italiane përmes Koperacionit Italian. Vlera e projektit është rreth 7 milion Euro për ndërtesën e re dhe 16 milion euro për sistemin SCADA/EMS. Sistemi i ri i Menaxhimit të rrjetit SCADA/EMS mundëson një operim të sigurtë dhe efikas të Sistemit të Transmetimit i cili përdoret në mënyrë të vazhdueshme nga operatorët. Në sistemin e kontrollit të implementuar në OST.sh.a. monitorohen dhe operohen në kohë reale të gjithë nënstacionet 400 kV dhe 220kV, si dhe pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e nënstacioneve 110 kV. EMS është paketa e aplikacioneve të rrjetit, e cilat nëpërmjet studimeve të brendshme të sistemit, bazuar në gjendjen aktuale të tij dhe në paramentrat e çdo elementi të sistemit energjitik të përfshirë në SCADA, optimizon gjendjen e sistemit. Sistemi i kontrollit të gjenerimit përmban procese në kohë reale, të cilat rregullojnë gjenerimin e energjisë në përputhje me kufizimet operative dhe ekonomike, duke ruajtur frekuencën e sistemit dhe programet e shkëmbimit me zonat e kontrollit, në përputhje me vlerat e planifikuara. Ndër përfitimet nga operimi me këtë sistem kontrolli është: shfrytëzimin optimal të rrjetit të transmetimit; optimizimin e përdorimit të burimeve; rritjen e cilësisë së operimit; rritjen e besueshmërisë së sistemit energjitik.
Projekti i Sistemit SCADA/EMS, ka qenë kushti kryesor për anëtarësimin e OST në rrjetin
europian të operatorëve të sistemit të transmetimit për energjinë elektrike (ENTSO-E).


Fjala e Administratorit të OST sh.a. në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së re të Dispeçerisë Kombëtare dhe Sistemet e Kontrollit SCADA/EMS:

I nderuar Kryeministër Z. Edi Rama,
I nderuar Ministër i Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri
I nderuari Shkëlqesia Juaj Ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri Z. Alberto Kutillo.
Të nderuar kolegë , Zonja dhe Zotërinj,

Kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në ceremonine e inagurimit te Qendrës së re Kombëtare Dispecer dhe sistemit te kontrollit SCADA/EMS. Ky Projekt është ndër më të rëndësishmit e implementuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe i ka munguar për 25 vite me radhe Sistemit Elektroenergjitik Shqiptar.
Projekti eshte financuar nepermjet nje kredije te dhene nga Qeveria Italiane nepermjet Kooperacionit Italian. Vlera e projektit eshte rreth 7 milion euro per ndertesen dhe rreth 16 milion euro per sistemin e ri te kontrollit SCADA/EMS.
Me kete rast deshiroj te falenderoj qeverine Italiane, Kooperacionin Italian dhe gjithe Institucionet e tjera Financiare Nderkombetare, per mbeshtetjen e dhene ne fuqizimin e rrjetit te transmetimit te Shqiperise, nepermjet financimit te projekteve madhore ne kete fushe. Gjithashtu falenderoj Qeverine Shqiptare per vemendjen e vecante qe ka treguar keto vitet e fundit per Sektorin e Energjise. Fale kesaj mbeshtetje ne Vitin 2014 u arrit te zhbllokohej problematika e krijuar nder vite me kete projekt dhe te fillonte puna per Perfundimin e tij.
Dy vjet me pare gjendja ne te cilen ishte ky projekt e bente te veshtire te mendoje se do te perfundonte ne nje kohe te shkurter dhe do te ishte sot nje nder Qendrat Kombetare Dispecer me te reja dhe nga me modernet ne Europe.
Ndertesa e re e OST ofron kushte bashkekohore pune jo vetem per punojesit e OST sh.a. por eshte e pajisur me ambjentet perkatese per laboratoret e matjes, mbrojtjes rele, automatikes, telekomunikacionit, etj.
Qendra Kombetare Dispecer eshte e pajisur me “Platformen e Menaxhimit te Sistemit Elektroenergjetik”. Kjo platforme ka te instaluar Sistemet e kontrollit SCADA/EMS, si dhe serverat, monitoret dhe facilitetet e tjera te nevojsme per funksionimin e ketij projekti kompleks qe shtrihet ne te gjithe objektet kryesore te sistemit elektroenergjetik.
“Platforma e Menaxhimit te Sistemit Elektroenergjetik”, ofron nje sere funksionesh analizuese te rrjetit. Keto fuksione analizuese ekzekutohen ne kohe reale duke ndikuar keshtu ne vendimarrjet e manovrimeve te mundshme. Platforma e menaxhimit të rrjetit energjitik ofron një mjedis që inkurajon të mësuarit, duke i mundësuar operatorët që të menaxhojnë SE në mënyrë sa më optimale. Kjo platforme eshte mjaft e hapur dhe lejon integrimin me sisteme të tjera duke ruajtur nivele të larta sigurie.
Funksionet kryesore qe mundesohen nga Platforma e Menaxhimit te SE jane te organizura ne tre module kryesore: SCADA – “Sistemi i Monitorimit dhe Operimit ne Kohe Reale”, EMS – “Sistemi i Analizimit te Rrjetit” dhe AGC – “Kontrolli Automatik Fuqi Frekuence”.

1. Sistemi SCADA, realizon monitorimin dhe Operimin ne kohe ne kohe reale ne të gjithë nënstacionet 220/400 kV, Nestacionet kufitare te OST-ve fqinje dhe ne pjesen më te rëndësishme te nënstacioneve 110 kV. Ndër funksionet kryesore që ofron moduli SCADA janë:

 

  • Grumbullimi i të dhënave nga pajisjet e instaluara nëpër nënstacione dhe transmetimi i tyre nëpermjet Rrjetit të Telekomunikacionit në nyjen qëndrore te sistemit, në Qendrën Kombëtare Dispecer.
  • Monitorimi në kohë reale i të dhënave të SE
  • Vizualizimi i ndryshimeve të gjendjes së elementëve të SE nëpërmjet alarmeve
  • Komandimi nga distanca i elementeve të SE (Celsa/thika)
  • Shkëmbimi i të dhënave në kohë reale me OST-të fqinje.
  • Përpunimi i të dhënave në kohë reale për tu shfrytezuar në aplikacionet e ndërtuara mbi sistemin SCADA, etj.

2. Sistemi EMS (Energy Management System) eshte i paisur me paketen e aplikacioneve të rrjetit te cilat realizojne analizen e tij nëpërmjet studimeve të brendshme të sistemit. Keto studime bazuar në gjendjen aktuale dhe në paramentrat e çdo elementi të sistemit energjitik të perfshirë në SCADA, optimizojne gjendjen e gjithe sistemit. Keto aplikacione na mundesojne gjithashtu studimin, analizimin dhe parashikimin e shperndarjes se flukseve te rrjetit energjitik. Ne funskionet kryesore qe ofrohen nga ky moduli EMS jane:

 

  • Fotografimi i gjendjes momentale te SE
  • Ndertimi i modelit te rrjetit (Bazuar nga topologjia dhe fotografimin momental)
  • Analiza e Shperndarjes se Flukseve
  • Analiza e Sigurise (Kriteri N-1)
  • Simulimi i manovrimeve te mundshme ne avance
  • Parashikimi ne avance i ngarkeses bazuar nga historiku dhe temperaturat
  • Parashikimi i konxhestioneve ne varesi te planifikimeve ne Rrjetin Energjitik
  • Stakimi Automatik i Ngarkeses

3. Sistemi AGC per kontrollin automatik Fuqi Frekuence përmban procese në kohë reale, të cilat rregullojnë gjenerimin e energjisë duke ruajtur frekuencën e sistemit dhe programet e shkëmbimit me zonat e kontrollit te vendeve fqinje, në përputhje me vlerat e percaktuara. Meqënese Shqiperia ka njësi gjeneruese hidrike, sistemi i kontrollit të gjenerimit, ofron kontroll dhe menaxhim në kohë reale të fuqisë hidrike dhe rezervave hidrike përkatese. Aktualisht nën kontrollin e AGC jane 3 hidrocentralet me të mëdha te Shqiperise (Fierze, Koman, Vaudejes). Nder funksionet qe realizon moduli i Kontrollit automatik Fuqi Frekuence janë :

  • Mbledhja në kohe reale e të dhënave nga Centralet dhe Linjat e Interkonjeksionit (matjet për cdo Njesi gjenerimi/Linjë si dhe statuset e elementeve)
  • Importimi automatik i Programit te Planifikuar të Shkëmbimit të Energjisë dhe të frekuencës
  • Përpunimi i këtyre të dhënave në SCADA dhe llogarritja në kohë reale e totalit të gjenerimit, totalit te shkëmbimit si dhe devijimit nga frekuenca për Shkembimet e planifikuara.
  • Bazuar ne kurben e mundesise të njësive gjeneruese si dhe nga devijimet, llogarite kontributi per njësite gjeneruese pjesemarrëse.
  • Komandimi i njësive gjeneruese në kohe reale per ulje apo rritje te gjenerimit (në varës të nevojës)

Realizimi i ketij projekti ka qene domosdoshmeri per operimin e sistemit tone elektroenergjetik ne paralel sinkron me rrjetin europjan te transmetimit ne nje treg rajonal te integruar, ne perputhje me te gjitha kriteret teknike. Qendra Kombetare Dispecer e paisur me keto sisteme kontrolli ka qene kushti kryesor per antaresimin e OST ne Rrjetin Europjan te Operatoreve te Sistemit te Transmetimit per energjine elektrike (ENTSO-E).
Plotesimi i kritereve teknike nga OST sh.a. coi ne nenshkrimin e marveshjes afatgjate LTA (Long Term Agreement) per operimin sinkron te Sistemit te Transmetimit Shqiptar me sistemin Europian te Transmetimit te energjise elektrike.
Me Qendren e re Dispecer ne operim OST realizon te gjitha proceset qe realizohen nga OST antare te ENTSO – E. Sot stafi i OST merr pjese ne te gjitha vleresimet teknike dhe ne trajminet me simulime ne kohe reale qe realizohen nga ENTSO – E.
Se fundmi deshiroj te theksoj se OST, mbeshtetur ne Strategjine e Qeverise per sektorin
elektroenergjetik e ka ngritur sistemin e transmetimit ne standartet e nivelit europjan dhe ka nje plan te qarte zhvillimi per te garantuar ne vazhdimesi nje sherbim cilesor dhe te sigurte per te gjithe perdoruesit e sistemit te transmetimit, prodhues, konsumatore apo tregetare te energjise elektrike.

Ju faleminderit,