ADMINISTRATORI – OST SH.A.

Z. Engjëll Zeqo ka lindur në 20 Shtator 1969, dhe është banues në Tiranë. Me vendim numër 3 datë 30.09.2013 të Këshillit Mbikqyrës të OST sh.a., Z. Zeqo është emëruar Administrator i OST sh.a.Ai ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinjerisë Elektrike, në vitin 1993, dhe ka marrë titullin “Inxhinier Elektrik”.Në vijim ai ka përfunduar studimet Pas-universitare në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinjerisë Elektrike, dhe ka marrë titullin “Master”.Z. Zeqo mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave“, të akorduar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Grada Shkencore “Doktor i Shkencave” i është akorduar për disertacionin me titull “Efektet e reformave të ndërmarra në sektorin e energjisë në sigurinë e punës së paisjeve të centraleve elektrike “.Në karrierën akademike Z. Zeqo ka qënë autor dhe bashkautor në disa punime shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ai është lektor me kohë të pjesëshme, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinjerisë Elektrike.  

 

Zeqo ka një eksperiencë të gjatë, mbi 20 vjet në sektorin e energjisë elektrike. Në këto vite eksperiencë në sektor ka dhënë kontribut në pozicione të ndryshme teknike dhe administrative:

– të cilat fillojnë me angazhimin e tij në vitin 1993 në Drejtoritë Rajonale të KESH sh.a.- 2000 – 2004, Drejtor i Divizionit të Shpërndarjes në KESH sh.a.- 2004 – 2005, Këshilltar Teknik i Drejtorit të Përgjithshëm të KESH sh.a.- 2005 – 2009, ai punoi pranë njësisë së implementimit të projekteve të OST sh.a., në projektin për ndërtimim e linjës 400 kV Tiranë – Podgoricë,- Në vitet 2010 – 2013, ai u promovua Administrator i KESH sh.a.Bazuar në këtë eksperiencë të gjatë në sektorin e energjisë elektrike aktualisht Z. Zeqo është ekspert për sistemet e prodhimit, transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrikeZeqo është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane.