Ne datat 2 -3 Nentor 2016 ne Selanik po zhvillon punimet konferenca e organizuar nga ENTSO-E  lidhur me Bashkepunimin Rajonal te vendeve te Europes Juglindore. Ne kete konference po diskutohet lidhur me forcimin e bashkepunimit rajonal lidhur me zhvillimin e tregut te energjise elektrike, koordinimin e planifikimit dhe operimit te sistemeve te trasmetimit ne Europen Juglindore.

Ceshtjet kryesore per te cilat po diskutohen ne kete konference:

– Si po progreson hapja dhe integrimi i tregut te energjise elektrike ne Europen Juglindore.

– Zhvillimini mekanizmave per koordinimin e planifikimit dhe operimit te sistemeve te transmetimit ne europen juglindore.

– Si mund te tejkalohet fragmentizimi i tregut te energjise elektrike ne Europen Juglindore .

–  Cila eshte infrastrukrura e nevojshme qe duhet zhvilluar dhe investimet qe duhet te realizohen ne nivel rajonal.

–  Potencialet e bashkepunimit ndermjet OST -ve dhe Kompanive te Shperndarjes. Ne kete konference

  Z. Gjiknuri diskutoi lidhur me sfidat dhe mundesite per zhvillimin e bashkepunimit rajonal per integrimin e tregut te energjise elektrike ne Europen Juglindore.

  Z. Engjell Zeqo, si pjese e panelit per rrjetin e transmetimit ne Europen Juglindore diskutoi lidhur me zhvillimin e kordinuar te sistemeve te trasmetimit ne rajon me qellim rritjen e sigurise se operimit te sistemit energjitik te Europes Juglindore.