March 2, 2020 Brisela Mehmetllari

Njoftimi i procedurës konkurruese të përzgjedhjes së pjesëmarrësve në kapitalin e Operatorit të Tregut

Në mbështetje të nenit 57, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” (të ndryshuar), VKM Nr. 322, datë 15.05.2019 dhe VKM Nr. 609, datë 11.09.2019, është vendosur krijimi i Operatorit të Tregut (Bursa Shqiptare e Energjisë), si struktura përgjegjëse për menaxhimin dhe administrimin e tregut të organizuar nëpermjet platformës së tregut, i cili do të operojë në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike në Shqipëri, në formën e një shoqërie aksionare, të ndarë financiarisht dhe ligjërisht nga “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a..

Përzgjedhja e personave të tjerë juridikë që do të bëhen pjesë në strukturën e pronësisë së kapitalit të Operatorit të Tregut (pervec “Operatorit te Sistemit të Transmetimit” sh.a. – OST sh.a.) do të kryhet permes procedurës konkuruese përzgjedhëse, nga Komisioni i Posacem i ngritur nga Ministri i MIE dhe Ministri i MFE.

Kapitali fillestar i shoqerise do te jete 250.000.000,00 (dyqind e pesedhjete milion) leke dhe eshte i ndare 250.000,00 (dyqind e pesedhjete mije) aksione me vlere nominale 1.000,00 (nje mije) leke secili. Cdo aksion ka vlere te barabarte.

Numri i  aksioneve në dispozicion të subjekteve që mund të jenë pjesë e strukturës së pronësisë së kapitalit të Operatorit të Tregut, do të jetë:

a)  Operatorë të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike – TSO (perjashtuar OST sh.a.) – 51.250,00 (pesëdhjetë e njëmijë e dyqind e pesëdhjetë) aksione (ekuivalent me 20,5 % të kapitalit aksionar)

b)  Operatorë me Eksperiencë Ndërkombëtare – OEN – 61.250,00 (gjashtedhjete e njemije e dyqind e pesedhjete) aksione (ekuivalent me  24,5 % të kapitalit aksionar);

c)  Pjesëmarrës në Tregun e Energjisë Elektrike – PTE – 25.000,00 (njezet e pesemije) aksione (ekuivalent me 10 % të kapitalit aksionar);

d)  Institucione Financiare Ndërkombëtare – IFN-të – 25.000,00 (njezet e pesemije) aksione (ekuivalent me 10 % të kapitalit aksionar).

Secili pjesmarrës duhet të paraqesë vetëm një propozim vetëm për një kategori te sipërpërmendur.

Numri i aksioneve te rezervuar per Operatorin e Sistemit të Transmetimit sh.a. – OST sh.a. do te jete 87.500,00 (tetedhjetë e shtatë mijë e pesëqind) ekuivalenti me 35% e kapitalit te shoqerisë së Operatorit të Tregut. Në varësi të zhvillimit të procedurës konkurruese të përzgjedhjes së pjesëmarrësve në kapitalin e Operatorit të Tregut, kjo perqindje do te rritet ne perputhje me parashikimet e këtyre Dokumentave te Procedurës Konkuruese për Përzgjedhjen dhe VKM Nr. 609, datë 11.09.2019.

 

NJOFTIMI I PROCEDURES KONKURRUESE TË PËRZGJEDHJES SË PJESËMARRËSVE NË KAPITALIN E OPERATORIT TË TREGUT

NOTICE ON THE COMPETITIVE PROCEDURE FOR THE SELECTION OF PARTICIPANTS IN THE MARKET OPERATOR SHARE CAPITAL