Skip to content

Njoftim për konsumatorët Tepelenë

 Për remont të planifikuar të Linjës 110kV Memaliaj – Tepelenë në datën 11/10/2023

  • OST sh.a. njofton se në datën 11-12/10/2023 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 do të stakohet Çelësi 110 kV në Nënstacionin Gjirokastra 2 i Linjës L110 – 11/2 Gjirokastra 2 – Tepelenë si kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e Thikës 110kV, të L110 – 11/1 Memaliaj – Tepelenë në Nënstacionin Tepelenë. Si rrjedhojë gjatë kësaj kohe do të mbetet pa energji elektrike  2 herë nga 5 minuta Nënstacioni Tepelenë dhe disa zona në rrethin Tepelenë:

Qyteti Tepelenë, Bënçë, Lekdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Lekël, Uji i Ftohtë, Hormovë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !