Skip to content

Lista e kodeve EIC

Lista e kodeve EIC

Në këtë sesion janë publikuar të gjitha tipet e kodeve aktive të gjeneruara nga zyra jonë LIO.

Objektet që duhet të identifikohen janë:

  • Operatorë e sistemit, tregtarët,prodhuesit,konsumatorët,shkëmbuesit e energjisë,operatorët e rrjetit,ofruesit e shërbimeve,agjentët dhe shumë objekte të tjera. Këto objekte identifikohen me kode EIC të tipit X.
  • Rrjeta lokale në të cilat janë vendosur pikat e matjes,zonat e balancës së tregut,zonat e kontrollit etj.Keto objekte identifikohen me kode EIC të tipit Y.
  • Pikat e matjes,pikat llogaritëse ose të rregullimit etj. Këto objekte identifikohen nga kode EIC të tipit Z.
  • do objekt i cili gjeneron ose konsumon energji.Këto objekte identifikohen nga kode EIC të tipit W.
  • Linjat fizike brënda zonës dhe linjat të cilat lidhin zonat tregtare fqinje. Këto linja identifikohen me kode EIC të tipit T.
  • Zonat fizike ose logjike në të cilin një objekt identifikues ose sistemit IT i një objekti identifikues është ose do të vendoset. Këto zona identifikohen me kode EIC të tipit V.
  • Nënstacionet, ato identifikohen me kode EIC të tipit A.

Duke qënë se Shqipëria nuk ka pasur një zyrë LIO më përpara,të gjitha kodet X të cilat identifikojnë pjesëmarrësit e tregut të regjistruar në vendin tonë janë gjeneruar nga EFET (European Federation for Energy Traders) Federata Europiane për tregtarët e Energjisë. Kodet aktive të tipit X të tregtarëve të regjistruar në vëndin tonë i gjeni në dokumentin PDF të dhënë.

kodet T Shqip v2.xlsx