Operatori i Sistemit te Transmetimit

Ndërprerjet minimale - OST
June 19, 2020 Fabiano Shehu

Ndërprerjet minimale

 

Në vijim të punës së vazhdueshme që bën OST për rritjen e parametrave të transmetimit të energjisë elektrike synohet të ulet gjithnjë e më shumë numri i ndërprerjeve në linjat e transmetimit.

Investimet e kryera për linjat e reja dhe zëvendësimi i atyre të vjetra me të reja janë tregues i rritjes së cilësisë së transmetimit pa ndërprerje.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar stakimet në linjat e tensionit të lartë janë ulur në masën rreth 15%.

Varësia në rritje për energji elektrike nënkupton që toleranca për ndërprerje te furnizimit duhet të jetë minimale, ndërsa ndërprerjet e tejzgjatura nuk mund te pranohen.