Projekte të përfunduara

 

 

NDERTIMI I LINJËS SË INTERKONEKSIONIT 400 KV TIRANA 2 – KOSOVA B

 

Financimi i projektit bëhet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës KfW .

Linja 400 kV do të ketë një gjatësi prej 242 km (162.5 km linjë e re dhe 80.5 km plotësim i qarkut të dytë në pjesën e parë të linjës së përfunduar Tiranë ë Podgoricë), 155.5 km në territorin e Shqiperisë.Projekti ka hyrë në fazën e impementimit dhe pritet të jetë në operim të plotë brenda vitit 2016.

 

 

 

 

NDERTIMI I QENDRES SE RE KOMBETARE DISPECER

SISTEMI I RI I KONTROLLIT SCADA/EMS I QENDRES KOMBETARE DISPECERË ESHTE NJE NGA PROJEKTET ME TE RENDESISHME TE OPERATORIT TE SISTEMIT TE TRANSMETIMIT.
Njesia qendrore e sistemit te ri SCADA/EMS dhe facilitetet per shfrytezimin e tij, jane perqendruar provizorisht ne sallen e kontrollit te N/st 400 kV Tirana2. Ky projekt eshte teper kompleks dhe perfshin:
–    Sistemin e telekomunikacionit ku perfshihet shtrirja e rreth 450 km fiber Optike (OPGW) dhe paisjet e tjera te telekomunikacionit si RTU, PLC, MUX, PABX, qe realizojne marrjen e te dhenave per sistemin SCADA dhe EMS nga N/stacionet e Sistemit te Transmetimit, Centralet e KESH dhe N/stacionet kryesore te CEZ Shperndarje.

– Sistemin SCADA me funksionet e Grumbullimit te dhenave, Perpunimit e ngjarjeve, Llogaritjen e te dhenave, Monitorimin e kufirit te parametrave, Raportimet, Komandimin ne distance, etj.a
– Sistemin e menaxhimit te energjise (EMS) me funskionet e Parashikimit te ngarkeses, menaxhimit te rezerves hidraulike, Angazhimin e gjeneratoreve, Vleresimin e transaksioneve, Vleresimin e gjendjes, Kalkulimin e flukseve te fuqise, Analizen e pasigurise, etj
– Kontrollin automatik te gjeneratoreve (AGC) te Kaskades se Drinit, per kontrollin fuqi frekuence dhe ruajtjes se balancit te shkembimit me fqinjet.
– Ndertesen e re te qendres dispecer dhe OST

Sistemi SCADA/EMS mundeson kontrollin dhe monitorimin ne kohe reale nga qendra kombetare dispecer te sistemit elektroenergjetik, operimin e tij ne menyre optimale nga pikpamja teknike dhe ekonomike duke rritur besueshmerine e funksionimit dhe cilesine e sherbimit te energjise elektrike.
Ai optimizon shfrytezimin e perbashket te rezerves ujore te kaskades se Drinit, burimeve te tjera te prodhmit te energjise elektrikie dhe shkembimet me fqinjet.
Sistemi SCADA/EMS eshte nje mjet i domosdoshem per operimin ne tregun rajonal te energjise elektrike, per te cilin qeveria Shqiptare ka marre angazhimiet perkatese prane institucioneve te BE.
Sistemi mundeson marrjen dhe dergimin e te dhenave ne kohe reale me sistemet fqinje me te cilat OST ka lidhje interkoneksioni.
Venia ne operim e ketij projekti eshte kusht i domosdoshem per operimin e sistemit tone elektroenergjeitk ne paralel sinkron me rrjetin europjan te transmetimit ne perputhje me te gjitha kriteret teknike, dhe eshte kushti i fundit teknik per antaresimin e OST ne Rrjetin Europjan te Operatoreve te Sistemit te Transmetimit per energjine elektrike (ENTSO-E)
Projekti eshte ne fazen e kolaudimit, nderkohe ndertesen e re e qendres dispecer dhe OST ka mbetur e pa perfunduar per shkak te falimentimit te kontraktorit Falcione Itali. Nga takimet e shumta me kontraktorin ABB Itali, lider i konsorciumit ABB&Falcione, eshte rene dakord qe godina te perfundoje nen pergjegjesine e ABB si shoqeri lider e ketij konsorciume. Koha e perfundimit te nderteses eshte parashikuar te jete fillimi i vitit 2015.

Fuqizimi i rrjetit te Transmetimit 110 kV te Jugut te Shqiperise

Projekti financohet nga nje kredi e qeverise gjermane, nepermjet bankes KfW dhe perfshin ndertimin e:

(i) linjes dyfishe 110 kV Vlore – Sarande, rreth 105 km e gjate

(ii) linjes 110 kV Erseke – Permet ,rreth 55 km e gjate

(iii) Rikonstruksionin e linjes 110 kV Korce – Erseke, 36 km e gjate

(iv) Rikonstruksionin e linjes 110 kV Permet – Kelcyre – Memaliaj- Ballsh -Fier.

(v) qarkun e dyte te linjes 110 kV Zemblak – Korce

(vi) fuqizimin e nenstacionit 400/110 kV Zemblak, 150 MVA

Projekti, eshte ne fazen e implementimit dhe pritet te jete ne operim te plote ne fund te vitit 2015.
Sic shihet projekti ka nje shtrirje mjaft te gjere duke perfshir pjesen perendimore dhe ate lindore te jugut te Shqiperise.
Ndertimi i linjes 110 kV Babice – Sarande, mbyll ne unaze nje pjese te rendesishme te rrjetit elektrik 110 kV, duke plotesuar kriterin e sigurise statike N-1. Kalimi i linjes ne zonen e bregut te Jonit krijon mundesine e ndertimit te N/st 110/20 kV ne kete zone, per te permirsuar infrastrukturen elektrike, si nje domosdoshmeri per zhvillimin e turizmit.
Fuqizimi i N/st 400/110 kV Zemblak dhe zgjerimi i rrjetit 110 kV ne zonen juglindore, gjithashtu do te mbylle ne unaze nje pjese te rrjetit ekzistues 110 kV. Ne keto kushte krijohet mundesia e furnizimit te zones Jugore, nepermjet fluksit te fuqise qe futet nga N/st 400/110 kV i Zemblakut. Per pasoje do te reduktohet fluksi i fuqise qe vjen nga linjat e largeta te rrjetit 220 kV, duke balancuar me mire dhe vet unazen 220 kV te Jugut, qe perben nje problem per sigurine e furnizimit te nje zone te gjere.
Kalimi i linjes 110 kv ne luginen e Vjoses do te krijoje mundesine e lidhjes ne rrjetin transmetues te nje pjese te centraleve qe do te ndertohen ne rrjedhjen e ketij lumi.

Projekti ne teresi eshte i justifikur nga eleminimi i energjise se mosfurnizuar dhe nga perfitimi i madh qe sjell ne reduktimin e humbjeve te energjise elektrike.