Skip to content

Planifikimi dhe Zhvillimi

Planifikimi dhe Zhvillimi

Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike të Shqipërisë përbëhet nga linjat me një nivel të tensionit 110 kV, 150 kV, 220 kV dhe 400 kV, nënstacionet përkatëse në këto nivele të tensionit, dhe të gjithë paisjet, funksionet e të cilave përfshihen në transmetimin e energjise elektrike.
Burimet kryesore të prodhimit të energjisë elektrike janë të lidhura me qendrat kryesore të konsumit nga rrjeti 220 kV dhe më tej përmes transformimit 220/110 kV (rrjeti 110 kV furnizon të gjitha nënstacionet e shpërndarjes 110 kV që përfaqësojnë kryesisht nyjen e ngarkesës).

Rrjeti 110 kV shtrihet në të gjitha zonat urbane në Shqipëri dhe furnizon nënstacione të tensionit 110 kV që i përkasin sistemit të shpërndarjes, si dhe klientët e tjerë të cilët janë të lidhur direkt me këtë rrjet. Disa nga centralet, që arrijnë në rreth 435 MW në kapacitet prodhimi, janë të lidhur me rrjetin 110 kV dhe shumë të tjerë që janë në fazën e ndërtimit janë parashikuar të lidhen së shpejti ne nivelin 110 kV dhe 220 kV.

Shqipëria ka në funksion gjashtë linja interkoneksioni me shtetet fqinje.

OST ka në administrim 15 në nënstacione transformuese 400/220 kV; 400/110 kV dhe 220/110/TM kV me fuqi të përgjithshme 4471 MVA.

Numri i Nënstacioneve kV Vendodhja
1 400 Tiranë
1 400 Elbasan
1 400 Korçë
1 400 Koman
4 220 Shkodër
3 220 Tiranë
2 220 Fier
1 220 Elbasan
1 220 Burrel

Gjatësia e linjave të sistemit të transmetimit, në përputhje me nivelin e tensionit është si në vijim:

Linjat e transmetimit Km
Linja 400 kV 445.7 Km
Linja 220 kV 1250 Km
Linja 110 kV 1625.66 Km
Linja 154 kV 34.4 Km