Operatori i Sistemit te Transmetimit

Transparencë dhe Informim - OST
June 19, 2020 Fabiano Shehu

Transparencë dhe Informim

Bazuar ne parashikimet e Ligjit Nr.43/2015 “Për Sektorin e Energjisë elektrike” i ndryshuar, aktet e tjera ligjore e nenligjore në fuqi qe rregullojne sektorin e energjise elektrike si dhe Kodin e Rrjetit të Transmetimit, OST duhet të sigurojë akses të barabartë në sistemin e transmetimit për të gjithë pjesëmarrësit dhe përdoruesit e rrjetit nepermjet transparences dhe venies ne dispozicion te informacionit që ka lidhje me aktivitetet e OST.

Ne kete kuader, OST publikon në website-in e saj zyrtar informacionin e duhur duke siguruar një përshkrim të shoqërisë, të veprimtarisë së saj, kuadrit ligjor rregullator si dhe të shërbimeve që ofron me transparence, paanshmeri dhe pa diskriminim për të gjithë përdoruesit e rrjetit, qe konsiston në:

  • Informacion të plotë mbi kuadrin ligjor dhe rregullator si dhe dokumentacion e nevojshëm udhëzues mbi aplikimin dhe dokumentat për aplikimin për lidhje të re/modifikimin të lidhjes ekzistuese në sistemin e transmetimit;
  • Informacion mbi tarifat e shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike miratuar me vendimet përkatëse të Bordit të ERE-s;
  • Informacion mbi alokimin e kapaciteteve të transmetimit, të dhëna për pjesëmarrësit e ankandeve, rregullat për alokimin e kapaciteteve;
  • Informacion mbi kapacitet e lira të përdorura;
  • Informacion mbi procedurat e prokurimit të humbjeve në rrjetin e transmetimit si dhe rezultatet e këtyre procedurave, rregullat për mekanizmin balancues, lista e pjesëmarrësve të tregut balancues;
  • Lista e pjesëmarrese të regjistruar në tregun e energjisë elektrike, rregullorja për regjistrimin e tyre, kontrata tip për shërbimin e transmetimit e miratuar nga ERE.